VIDEO/ Me gola, por pa fitues. Mbyllet pjesa e parë e Poloni-Holandë

72
Sigal

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Poloni-Holandë, e vlefshme për grupin D të kampionatit europian “Gjermani 2024”.

Edhe pse nuk shkuan drejt dhomave të zhveshjes në avantazh, ky fraksion loje ka folur pothuajse gjatë gjithë kohës për “tulipanët”. Që në fillim, holandezët e nisën në sulm, me disa raste të mira shënimi, por pa arritur ta çonin topin në rrjetë.

Por, në minutën e ’16 të takimit do të ishte qendërsulmuesi i Polonisë, Adam Buksa, i cili pas një goditje këndi, çoi topin në rrjetë me kokë, duke kaluar polakët në avantazh dhe duke surprizuar kështu holandezët.

Këtu të fundit, vazhduan sërish dominimin, por goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e ’29. Ishte sulmuesi i Liverpool, Cody Gakpo, i cili gjuajti nga jashtë zone dhe me pak fat, topi preku mbrojtësin polak duke u devijuar për në rrjetë me Sheznin që nuk kishte çfarë të bënte.

Rastet nuk munguan dhe më tej për holandezët, por pa rezultat, duke premtuar kështu spektakël edhe në pjesën e dytë.

Golat e ndeshjes: