VIDEO/ Lukaku mbërrin në Milano, pritet si “hero” nga fansat e Interit

45
Sigal

Romelu Lukaku ka arritur në Milano për të lënë pas vetes sezonin e vështirë si lojtar i Chelseat dhe për të kompletuar rikthimin në Serie A.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje që sulmuesi belg të luajë në formë huazimi njëvjeçar për tetë milionë euro plus bonuset.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i arritjes së 29-vjeçarit të martën në Itali, ku është pritur nga disa tifozë që brohoritnin emrin e tij.

Lukaku ishte i buzëqeshur, ndërkohë që i përshëndeste ata që kishin shkuar për ta pritur, me disa prej të cilëve u përshëndet edhe nga afër.

Sulmuesi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të mërkurën, para se ta kompletojë transferimin njëvjeçar te zikaltrit.

Kujtojmë që Lukaku u largua drejt Stamford Bridge për 98 milionë funte (113 milionë euro) në verën e kaluar dhe pritshmëritë ishin të mëdha. Por, ai vuajti te klubi anglez dhe mbeti jashtë formacionit startues.