VIDEO/ Etrit Berisha në superformë, portieri kuqezi i mohon dy gola të sigurt Interit

178
Sigal

Torino po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie-A.

Kontribut të madh në këtë rezultat ka edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha i cili ka bërë mrekullinë kundër zikaltërve duke i mohuar dy gola të sigurt.

Në minutën e 16’ Lautaro Martinez gjuan me kokë pas një goditje dënimi, por Berisha grushton në mënyrë instinktive dhe shpëton portën. Ndërsa në minutën e 30-të, gardiani kuqezi shpëtoi sërish portën e torinezëve pas një goditje dënimi të Calhanoglu direkt në portë.