Video/ Disfata me Partizanin, tifozët e Skënderbeut humbin “toruan” dhe godasin arbitrin

160
Sigal

Skënderbeu u mposht në shtëpi nga skuadra e Partizanit, në një sfidë që në pjesën e parë korçarët ishin në avantazh, me Skukën që përmbys rezultatin, duke i shkaktuar një humbje që dhemb në fund të sezonit për djemtë e Migen Memellit.

Tifozët korçarë u zhgënjyen nga kjo humbje, teksa në një moment humbasin edhe “toruan” duke goditur edhe gjyqtarin anësor, teksa i shkaktuan një të çarë në kokë.

Kjo situatë bëri që sfida të ndërpritej për pak minuta derisa stafi mjekësorë t’i vinte në ndihmë gjyqtarit. Një situatë aspak e hijshme nga ana e tifozëve të cilët vazhdojnë e bëjnë gjeste të tilla që dëmtojnë skuadrën e tyre.