VIDEO/ Arsenali “leksione” Tottenhamit, merr vendin e katërt

468
Sigal

Përmbysje dhe ripërmbysje! Arsenali është ngjitur në vendin e 4-t në Premier League, pasi mposhti me përmbysje 4-2 Tottenham Hotspur.

Në “Emirates” takimi nisi në malore për “gjelat” që u gjenden në disavantazh të një goli pas 10 minutash lojë. Ishte Aubameyang që u tregua i saktë nga penallti, duke kaluar në delir Arsenalin.

Reagimi i miqve ishte i shpejtë, me Dier e Kane që përmbysën gjithçka brenda 4 minutave. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte “vrasës” për Tottenham. Aubameyang vendosi baraspeshën, ndërsa Lacazette e Torreira vulosën rezultatin përfundimtar në 4-2.

Me këtë fitore Arsenali barazon me pikë Tottenhamin e vendit të 5-të, por qëndron një vend më lart, pasi ka golavarazh më të mirë.