Vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Italisë në ‘Iduna Park’, Dortmund

41
Sigal

“Iduna Park” është gati për të pritur ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Dueli luhet nesër në 21:00 dhe pritet që nga 63 mijë tifozë, në stadium të jenë 50 mijë zemra kuqezi.

Në pamjet e fundit duket “Iduna Park” në gjendje perfekte, teksa janë vendosur edhe flamujt kombëtar të Italisë dhe Shqipërisë. Përballja mes dy ekipeve do jetë e pesta, me tanët që nuk kanë fituar në katër duelet e para.