UEFA zbarkon në ‘Elbasan Arena’: Të kënaqur nga ecuria e punimeve

393
Sigal

Një përfaqësi e UEFA në Shqipëri kanë zhvilluar inspektimin e radhës të punimeve të stadiumit ‘Elbasan Arena’. Ata kanë parë nga afër pikat emergjente ku puna duhet të ecë me shpejt dhe problematikat e lindura para certifikimit përfundimtar që do të vendosë zhvillimin e ndeshjes së parë ndërkombëtare me Danimarkën në 11 tetor. Gazmend Malo, drejtor i marrëdhënieve me publikun në FSHF tha se përfundimisht ndeshja do të zhvillohet në këtë stadium dhe punimet janë me ritme të shpejta. Ai theksoi se janë llogaritur të gjitha detajet dhe mbetet vetëm pjesa finale për të përmbyllur këtë investim gjigant. Stolat dhe ambientet kryesore janë në përfundim ndërkohë që është llogaritur që bari të përmirësohet ndjeshëm. Është testuar me sukses ndriçimi.