UEFA vendos për ndeshjet e Izraelit, do të luhen në një vend neutral

UEFA ka marrë vendim për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që do të zhvillojë kombëtarja e Izraelit. Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Palestinës ndeshjet e tetorit nuk u luajtën.

Ndërsa për takimet e nëntorit që Izraeli do të zhvillojë ndaj Zvicrës dhe Rumanisë janë zyrtarizuar datat 15 dhe 18 nëntor.

Sigal

Stadiumi i identifikuar nga UEFA për ndeshjet e Izraelit si vend pritës është “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë. Sfidën e fundit Izraeli do ta luajë përballë Andorrës më datë 21 nëntor.