Belgjika u eliminua nga Borërori, Martinez jep dorëheqjen

116
Sigal

Roberto Martinez ka deklaruar pas barazimit 0-0 ndaj Kroacisë, që eliminoi “Djajtë e kuq” nga Botërori, se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në krye të kombëtares.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Kombëtares. I dhashë lamtumirën lojtarëve dhe stafit. Sot ne ishim përsëri vetvetja, por nuk është kurrë e lehtë të fitosh një ndeshje në një Kupë Bote. Ndeshjen e parë kundër Kanadasë ne e fituam, por nuk ishim vetvetja. Më pas humbëm me meritë ndeshjen e dytë kundër Marokut. Nuk ishim gati për atë sfidë. Sot krijuam shumë raste, por nuk shënuam dot. Nuk kam pengje, largohemi nga Kupa e Botës me kokën lart”, u shpreh trajneri spanjoll, që drejtonte Belgjikën që nga viti 2016.

49-vjeçari bëhet trajneri i dytë që jep dorëheqjen në “Katar 2022”, pas argjentinasit “Tata” Martino, i cili u largua nga stoli i Meksikës pasi nuk kaloi grupin.