UEFA fton Eriksen dhe 6 mjekët që i shpëtuan jetën në stadium për finalen!

171
Sigal

UEFA ka ftuar Christian Eriksen dhe 6 mjekët që i shpëtuan jetën në fillimin e Evropianit gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, që të jenë të pranishëm në finalen, e cila do të luhet më 11 qershor.

Së bashku me mesfushorin danez është ftuar edhe bashkëshortja e tij. Nuk dihet ende nëse mesfushori, i cili doli nga spitali pas arrestit kardiak, do të pranojë ftesën.

Në ditët e fundit, ai është parë në disa foto me miq duke bërë shëtitje në park, apo edhe në plazh. Kjo ftesë mund të jetë një mundësi e mirë për të përjetuar emocionet e ndeshjeve nga afër, me shpresën së në finale do të jetë edhe Danimarka e tij.