U largua nga Juventus, Matuidi firmos tek Inter …

284
Sigal

Inter Miami ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit Blaise Matuidi, pas largimit të francezit nga bardhezinjtë. 33-vjeçari kishte arritur një marrëveshje me kampionët e Serie A për të mbyllur para kohe kontratën.

Matuidi tani është bashkuar me MLS, me klubin në pronësi të ish-kapitenit të Anglisë, David Beckham. Ai kaloi tri sezone në Serie A, pasi u bashkua me “Zonjën e Vjetër” nga PSG. Në total, ai luajti 133 ndeshje për Juven, duke titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë në Torinio.