Katari rrit bashkëpunimin me SHBA kundër tērrorizmit

263
Sigal

Koordinatori i Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër tērrorizmit, Nathan A. Sales ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar, njoftoi zyra e zëdhënësit të DASH, sipas ambasadës së Katarit në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp, qëllimi i vizitës është mirënjohja ndaj Katarit për angazhimin në luftën kundër tērrorizmit global dhe përkushtimin e tij për një partneritet të fortë me SHBA në fushën e sigurisë.

Pritet që Sales të takohet me zyrtarë të lartë të Katarit për të diskutuar rolin e këtij të fundit si një partner i fortë në luftën kundër financimit të tērrorizmit dhe zbatimin e legjislacionit të ri kundër pastrimit të parave.

Katari është një nga aleatët më të ngushtë të SHBA në rajon.

Baza ajrore ”Al Udeid” është shtëpia e Qendrës së Operacionit Ajror të Kombinuar dhe është përgjegjëse për të gjitha operacionet ajrore të Koalicionit në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Më shumë se 8 mijë ushtarakë amerikanë janë vendosur në këtë bazë ajrore.