Tribuna e mbushur me tifozë, shikoni çfarë ndodh në “Air Albania” (VIDEO)

“Air Albania” pret ditën e sotme duke filluar nga ora 17:00, një finale për titullin kampion, siç është ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Ndonëse tifozët në stadiumet shqiptare nuk lejohen, në stadium ditën e sotme, është shfaqur një numër i konsiderueshëm tifozësh. Në tribunë qëndrore të “Air Albania”, vihet re një numër i madh të pranishmish, të cilët do e ndjekin nga afër këtë sfidë.

NOA

Kujtojmë se në disa ndeshje, nga drejtuesit e skuadrave ka pasur ankesa, për sa i përket numrit të tifozëve, në një kohë kur qeveria nuk e ka dhënë “OK”, për t’u lejuar.