Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona

52
Sigal

Marcos Alonso beson fuqishëm që Barcelona dëshiron që ai të largohet nga klubi këtë verë, bën të ditur Javi Miguel i Diario AS.

Ka tri arsye pse mbrojtësi spanjoll e mendon në këtë mënyrë.

Barcelona nuk e ka regjistruar në La Liga: Pas dy ndeshjeve në sezonin e ri, skuadra katalunase ende nuk e ka paraqitur emrin e Alonsos në La Liga për shkak të kufizimeve të saj në Fair Play-in Financiar.

Paga e tij: Alonso beson se Barcelona është e hapur për ta shitur atë për shkak të pagës së tij. Mbrojtësi fiton më shumë se 6 milionë euro bruto në sezon dhe klubi po punon për të ulur faturën e pagave.

Nënshkrimi i Inigo Martinez: Ardhja e një mbrojtësi të krahut të majtë që luan saktësisht të njëjtin pozicion si Alonso do të thotë se koha e tij e lojës do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar këtë sezon.

Sipas raportimeve të tjera, Alonso tashmë është në kërkim të një skuadre të re në Ligën Premier me interesimit në Arabinë Saudite që po shikohet gjithashtu.