Transferta në Tiranë, sulmuesi i Skënderbeut humbet ndeshjen kundër Partizanit

55
Sigal

Skënderbeut i duhet të bëjë pa Ardit Nikajn në ndeshjen me Partizanin.

Sulmuesi shkodran ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë në fitoren 1 me 0 ndaj Erzenit.

Trajneri Gvozdenovic duhet të mendojë tashmë për zëvendësuesin e tij, kur kanë mbetur dhe 6 ditë nga ndeshja në stadiumin “Arena e Demave”.

Kujtojmë se Nikaj la fushën e lojës në minutën e 72’ kundër Erzenit për Kosta Vangjeli.

Korçarët aktualisht mbajnë vendin e katërt, që të çon në “final 4”. Me 21 pikë pas 15 javëve, ata do mundohen të ruajnë ecurinë e fundit me katër ndeshje pa humbje.