Musai: Opozita e përçarë, ka arsye që s’e lënë të bashkohet. SPAK ka mundësinë për të bërë ndryshime (VIDEO)

33
Sigal

Në 2 dhjetor ishte Kuvendi i Partisë demokratike të rithemelimit. Berisha u rikonfirmua sërish kryetar.

Lidhur me këtë, Engjëll Musai, drejtor i Gazeta Telegraf u shpreh se opozita është e përçarë dhe se ka disa arsye që nuk e lënë opozitën që të bashkohet. Ai tha reforma në drejtësi nuk duhet të zhgënjejë dhe mbi të gjitha duhet të jetë e pavarur. Sipas tij, po të ishte e bashkuar e gjithë opozita, PS do ishte në opozitë që në 2017.

Opozita është tërësisht e ndarë dhe e përqendruar në karrigen e vetë. Duhet ta kesh zemrën e madhe dhe mendjen e kthjellët se si mund të riorganizohesh. Ne mund të kemi bërë debat me një komshi në pallat dhe pavarësisht kësaj ne përshëndetemi në mëngjes, kjo gjë mundon te e djathta. Ka dy elementë, ata nuk dinë të bashkohen apo nuk i lënë të bashkohen dhe mendoj se është e dyta. E para nuk i lënë individë të caktuar që kanë interesa të forta me oligarkët. Po të ishte e bashkuar e gjithë opozita PS do ishte në opozitë që në 2017.

Më tej duke kaluar te sistemi i drejtësisë, Musai ngriti pyetjet se pse u bë ky sistem drejtësie apo ndërhyn Rama, kush e ka çelësin e kasafortës, prandaj dhe reforma në drejtësi dhe SPAK është një shpresë e madhe, ndërsa theksoi se ne na duhet një drejtësi e pavarur.

A u bë vërtetë reforma në drejtësi që të krijohet një drejtësi e pavarur në Shqipëri apo për të mbajtur njërin krah apo tjetrin. Për të dyja spekulohet, por konkluzioni im është se po ta ketë bërë PS apo dhe amerikanët nuk është drejtësi, ne na duhet një drejtësi e pavarur. Të dyja palët qoftë për drejtësinë, Shqipëria ka nevojë për një drejtësi tërësisht të pavarur e cila do selektojë këtë klasë politike që nuk po lejon të vijnë figura të pastra dhe të papërlyera. Nëse presim se kjo do bëjmë një reformë dhe do na japë frytet pas dhjetëra vitesh nuk e duam fare.

I pyetur nëse është SPAK një institucion që mund të na sjell ndryshimet e mëdha politike, Musai tha se patjetër që ndikon.

Një gjë e tillë ka ndodhur në Maqedoni, Rumani dhe Kroaci, por them një gjë që ne nuk futemi në Evropë nëse nuk kemi arrestime të kokave të mëdha të politikës të kujtdo qofshin. Kur të nisë arrestimi i të gjithë atyre që janë të përlyer, atëherë ne do shohim që do çlirohet dhe shoqëria shqiptare. SPAK është investuar jashtë mase vërtetë, por duhet të shohi vjedhjen e votave, përdorimin e krimit, mbledhja e kartave të identitetit, është ajo që ka deformuar të gjithë sistemin shoqëror dhe atë politik. Me këtë emigrim masiv nuk vjen dot në pushtet opozita dhe sikur vetë Amerika të vijë këtu.