Trajneri i ri do të jetë italian, dhe me eksperiencë…!

494
Nga Agron KAJA
RRËFIMI/ Sapo shkel në tokën italiane, Xhani De Biazi “peshkohet” nga “Radio Anch’io Sport” në Rai Radio 1
Në mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:00, në një lokal pranë gazetës “Telegraf”, Xhani De Biazi ka qëndruar pak çaste për të falënderuar për gjithçka që gazeta ka shkruar për të, por që nuk dha asnjë detaj për të ardhmen e tij, edhe pse në ato pak minuta kjo pyetje ju bë si refren i bisedës. Ndërkohë që dje, sapo shkeli në tokën italiane, ai “peshkohet” nga “Radio Anch’io Sport” në Rai Radio 1, së cilës i ka treguar më shumë se sa biseda “konspirative” në Tiranë. Gjithsesi, Misteri ka thënë se e dinte kush do të ishte pasuesi i tij në stolin e Kombëtares shqiptare, por që “i zënë ngushtë”, ai nuk e tregoi. Edhe pse Filipo Inzagi është një ndër emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Shqipërisë, De Biazi me siguri që di më shumë se gazetarët, sepse në ditët e fundit ai ka qenë në Shqipëri, dhe natyrisht që për këtë problem ka biseduar edhe me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. “Kush do të jetë trajneri i ri? Besoj se do të jetë një italian. E di pak a shumë emrin por është më mirë të mos e them tani. Mendoj se do të bëhet një zgjedhje me qetësi, por ju them se ekziston një listë me tre-katër emra si kandidatë kryesorë. Janë italianë, dhe kandidati që kërkohet është një trajner jo shumë i ri, me eksperiencë dhe po them shumë edhe kështu, sepse nk ua them dot emrin”, ishte kjo deklarata e parë e De Biazit në “Radio Anc’io Sport” në Rai Radio1, duke lënë të kuptohen shumë emra, por asgjë të përafërt”. Nëse i besojmë De Biazit, vështirë se kemi zgjedhur Inzagin, pasi eksperienca e tij është e paktë dhe mosha e tij shumë e re”, kështu ka deklaruar dje De Biazi, duke dhënë “adresa” të përafërta për pasuesin e tij në pankinën e kuqezi. Ndërkohë që vetë Misteri, ka treguar më shumë edhe për të ardhmen e tij, për të cilën këtu në Shqipëri dukej se nuk kishte “busull” të saktë për ndonjë skuadër. “Unë për momentin nuk kam ndonjë gjë konkrete, por më mirë po u them se, një është hapur të dielën, gjithmonë jashtë, shumë më larg se Shqipëria. Të enjten do të zhvilloj një takim, dhe të shohim se si do të shkojë”. Kështu, De Biazi e ka dekonspiruar veten, sepse edhe mund të ketë biseduar me Dukën për emra konkretë, por që gjithsesi, me “diplomaci” e ka lënë të hapur nënkuptimin, për të gjithë ata që janë të interesuar rreth stolit të radhës kuqezi.
Sigal