Trajneri i parisienëve zyrtarizoi largimin e Messit, reagon PSG: Galtier nuk u shpreh në mënyrë korrekte, sfida e fundit do të jetë ndaj…

106
Sigal

Konfirmimi i largimit të Messit nga PSG ishte padyshim lajmi i ditës. Ishte trajneri i parisienëve, Galtier që shprehej në konferencë se Messi do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit me kampionët e Francës.

Klubi i PSG ka nxituar për të korrigjuar këtë deklaratë. “Christophe Galtier nuk u shpreh në mënyrë korrekte. Duam t’iu sigurojmë që donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të jetë sfida e fundit për Messin dhe PSG-në këtë sezon”, shkruan klubi.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre fjalëve, vera pritet të jetë e nxehtë për Messin, pasi ka mundësi reale që të largohet nga Parisi. Messi ka shënuar 16 gola këtë sezon.