”Topi i Artë”, Jorginho shihet si favorit

Jorginho është lojtari që po i prin garës për të fituar ”Topin e Artë”. Mesfushori i Chelsea që përfaqëson Italinë në Euro 2020, ka prodhuar paraqitje të mira në këtë vit.

Jorginho fitoi në edicionin e kaluar Ligën e Kampionëve me The Blues, duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.

Sigal

Mesfushori po shkëlqen edhe te Azzurët, derisa gjenden në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Italia po cilësohet aktualisht si favoritë për të fituar trofeun më të madh për përfaqësueses në Kontinentin e Vjetër, e kjo mund t’i jepte shpresa të mëdha Jorginhos për Topin e Artë.