Furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit!

308
Sigal

Sot u bë me dije se janë bërë ndryshime në Policinë e Shtetit, ku janë ndryshuar gjithë drejtorët e qarqeve, përveç Tiranës dhe Gjirokastrës. Gjovalin Loka është emëruar drejtor qarku në Elbasan, ndërsa Ferdinant Mara, drejtor qarku në Fier. Edmont Targaj është emëruar drejtor Qarku në Berat. Mes të tjerash, ndryshimet kanë prekur edhe disa zv.drejtorë. Këto ndryshime erdhën pas deklaratave për riformatim të Policisë, nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas ngjarjeve kriminale në vend.

Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Skënder Hita, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Bledar Çeliku, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Ferdinant Mara, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Lorenc Shehu, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, Oltion Bistri, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Durrës.

Ardian Çipa, deri tani në Akademinë e Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Korçë.

Hamdi Fjore, deri tani zv.dr i DVP Korçë, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Berat.

Dhimitraq Ziu, deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani, transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat, transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Niko Brahimaj, transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.