Sigal

Tirana dhe Partizani kanë ndezur astmosferën e derbit kur kanë mbetur dhe 60 minuta nga starti i derbit.

Radhë të gjata në hyrje të “Selman Stërmasit” dhe kontrolle të rrepta sigurie. Stjuardët kanë kontrolluar çdo tifoz një nga një që të mos u shpëtojë asgjë.

Përqendrimi kryesor ka qenë në kontrollet fizike, pasi nuk duan që të futen lëndë të forta në stadium dhe situata të degravojë më vonë. Të dy tifozeritë i janë drejtuar stadiumit “Selman Stërmasi” dhe po futen brenda.