Tirana ndjek hapin e rivalit, Bylisi e “mirëpret” me fitore

495
Java e dytë e Kategorisë së Parë, dje u mbyll me një fitore të bukur e të thellë të Tiranës, në transfertë ndaj Pogradecit. Dyshja Sentamu-Ngoo i jep buzëqeshjen e dytë në kampionat Tiranës, e ndihmon të mbajnë hapin e Bylisit, duke kryesuar bashkërisht renditjen e Grupit B. Në Pogradec, përballë vendasve Tirana fitoi thellë e pastër 3-0, ku shënuan dy titullarët e sulmit. Sentamu shënoi në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin bardhebluve, të cilët dominuan edhe në pjesën e dytë, ndërsa liqenorët rrallëherë vunë në vështirësi portierin Lika. Ngoo dhe përsëri Sentamu, përfituan nga pakujdesia e mbrojtjes vendase për të gjetur rrjetën në këtë duel, të cilin Pogradeci e mbylli me 10 lojtarë. Në këtë gru, B, gjatë kësaj jave u veçua fitorja e Tomorit në transfertë ndaj Naftëtarit, dhe humbja e Apolonisë në Fushë Krujë. Ndërsa në Grupin A, Kastrioti mbetet “koka” e grupit me pikë të plota në dy ndeshje, ndërsa Besëlidhja merr hapin e kryesuesit, duke mundur pastër Besën, 2-0.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e dytë
Të premten, 22 shtator 2017 
Dinamo-Erzeni 1-0
Të shtunën, 23 shtator 2017 
Besëlidhja-Besa 2-0
Kastrioti-Egnatia 2-1
Korabi-Burreli 3-0
Tërbuni-Vllaznia B 1-1

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kastrioti 2 6
2.Besëlidhja 2 4
3.Erzeni 2 3
4.Korabi 2 3
5.Besa 2 3
6.Egnatia 2 3
7.Dinamo 2 3
8.Tërbuni 2 2
9.Vllaznia B 2 1
10.Burreli 1 0

GRUPI B
Ndeshjet-Java e dytë
Të shtunën, 23 shtator 2017 
Shkumbini-Turbina 1-0
Iliria-Apolonia 3-1
Naftëtari-Tomori 1-2
Bylis-Shënkolli 3-1
Të dielën, 24 shtator 2017 
Pogradeci-Tirana 0-3
Shënues: Sentamu 30’, 76’,
Ngoo 59’

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1.Bylis 2 6
2.Tirana 2 6
3.Tomori 2 4
4.Iliria 2 3
5.Turbina 2 3
6.Apolonia 2 3
7.Shkumbini 2 3
8.Pogradeci 2 1
9.Shënkolli 2 0
10.Naftëtari 2 0 
Sigal