Sigal

Kategoria Superiore ka zhvilluar tre ndeshjet e para të javës së 7-të. Pas humbjes në derbi, Tirana është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mundur në transfertë 3-2 Kastriotin. Sfida nisi në malore për bardheblutë, teksa Bardhi kaloi në avantazh ekipin e Ze Marias pas një gafe të Likës.

Reagimi i Tiranës ishte i menjëhershëm me Stijepoviç, i cili shënoi autogol. 3 minuta më pas Blazhevski kaloi në avantazh bardheblutë pas një kundërsulmi të shpejt. Në fraksionin e dytë, sulmuesi nga Maqedonia, Dejan Blazhevski shënoi golin e tretë në këtë ndeshje dhe të dytin personal. 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Marku shënoi golin e dytë për Kastriotin.

Laçi ndërkohë mori një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Gjoni, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Luftëtari ndërkohë mori gjithashtu një sukses minimal 1-0 ndaj Kamzës. Duelin e vendosi një gol i shënuar nga Rapo, teksa futbollisti i gjirokastriteve goditi fuqishëm në hyrje të zonës.