Skenarët e luftës, për Europën dhe mbijetësën

505
Sigal

Katër ekipe luftojnë për në Europë dhe pesë të tjera, për të mos rënë në Kategorinë e Parë

Kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore, tabela e renditjes ofron një ngjeshje të fortë të skuadrave si në zonën europiane ashtu edhe në garën për mbijetesë.

TITULLI KAMPION

Skënderbeu duket se e ka titullin në “xhep”, pasi ka aktualisht +11 pikë diferencë me Kukësin e vendit të dytë, aq më tepër që kalendari i ofron katër ndeshje në shtëpi, kundrejt tre në transfertë. Çështja e vetme është sesa javë përpara do ta fitojnë korçarët titullin e katërt rresht kampion dhe të pestin në historinë e tyre, përfshirë dhe atë të vitit 1933.

ZONA E EUROPËS

Për dy vendet e paracaktuara në Ligën e Europës – duke mos futur këtu fituesin e Kupës (apo finalistin humbës, në rast se atë e fiton Skënderbeu) – luftojnë katër ekipe: Kukësi (43 pikë), Partizani (41), Laçi (40) dhe Teuta (39). Të katër ekipet do të ndeshen me njëri-tjetrin, kështu që kombinacionet janë të shumta ashtu si dhe renditjet e mundshme, pasi diferencat midis tyre janë vetëm katër pikë, kur janë ende dhe 21 në lojë. Nga këto katër ekipe, vetëm Kukësi dhe Teuta janë ende në gjysmëfinalen e Kupës, por njëri prej tyre nuk mund të mbërrijë kurrë në finale, pasi shorti i ka vendosur përballë njëri-tjetrit. Ndeshja e parë i fitua 3-2 nga Kukësi, ndërkohë që ajo e kthimit në Durrës do të luhet, më 9 prill. Në javën e 27-të, Kukësi do të përballet me Teutën në shtëpi, dhe një fitore ndaj durrsakëve, do t’i largonte disi këta të fundit. Një javë më pas, Kukësi do të luajë me Kastriotin, për të vazhduar më pas me Partizanin, Laçin, Skënderbeun dhe Lushnjën. Ndeshjen e fundit e ka me Bylisin, takim që e fiton në tavolinë. Partizani pret Besën, me të kuqtë që nuk kanë humbur asnjë nga tetë ndeshjet e zhvilluara nën drejtimin e trajnerit portugez Marcio Sampaio. Të kuqtë vijën pas tre barazimesh rresht, kështu që synojnë me çdo kusht fitoren. Më pas, kalendari u ofron të kuqve një rival direkt për në Europë, Teutën, me radhë Kukësin, përpara se të ndeshen me Laçin dhe Skënderbeun. Partizani e mbyll kampionatin me Lushnjën. Laçi është mësuar vitet e fundit me Europën, pasi ka qenë dy herë në tre sezonet e fundit. Kalendari u ofron kurbinasve një rrugë jo të lehtë, pasi do të përballen me radhë me Flamurtarin, Besën, Teutën, Kukësin, Partizanin, Kastriotin, për ta mbyllur në Kor♪5ë me Skënderbeun.

LUFTA PËR MBIJETESË

Me formulën “vrasëse” të kampionatit, ku bien direkt katër skuadra, lufta për mbijetësë do të prodhonte ndeshje të forta, por dhe akte dhune. Bylisi është përjashtuar nga kampionati, kështu që mbetet për të përcaktuar edhe tre skuadrat e tjera që d ta shoqërojnë drejt Kategorisë së Parë. Kastrioti (24) dhe Lushnja (26), janë të rrezikuarit, edhe pse matematika u lejon të shpresojnë për mbijetesë. E ashpër pritet gara për vendin e fundit që të çon në kategorinë e parë, pasi përveç Tiranës, Flamurtarit dhe Vllaznisë në lojë është edhe Besa, kjo për pasojë të humbjes në shtëpi me Kukësin. Me kalendarin më të favorizuar duken bardheblutë e kryeqytetit, që do të luajnë në shtëpi katër nga 7 ndeshjet e mbetura, teksa një prej tre transfertave është ajo e Ballshit e cila do ti shkojë në tavolinë 24 herë kampionëve. Ndaj rivalëve direkt skuadra e Maganit ka vetëm një transfertë, atë të javës së parafundit në Vlorë, teksa Kastriotin, Besën dhe Vllazninë i pret në shtëpi. Pavarësisht se renditja e lejon të jetë e qetë për momentin, Besa rrezikon shumë, pasi përveç faktit që do të ketë tre ndeshje në shtëpi, duhet të bëjë llogaritë me kundërshtarë direkt. Ashtu si Tirana apo edhe Vllaznia e Flamurtari, kavajasit kanë në rrugën e tyre të sigurt fitoren me Bylis, dhe transfertat pritet të jenë pika kyçe e sezonit. Që këtë javë “djemtë” e Mërgjyshit i pret Partizani, ndërsa transferta e dytë është ajo në Korçë për të mbyllur sezonin në “Qemal Stafa” me Tiranën. Për momentin kalendar të favorshëm duket të ketë Vllaznia, që udhëton në Lushnje fundjavën e ardhshme, më pas ka fitoren në tavolinë me Bylis dhe menjëherë dy transferta delikate, në Krujë dhe ndaj Tiranës. Në shtëpi kuqeblutë luajnë ndaj Flamurtarit dhe Teutës, ku në mes kanë transfertën në Kavajë me Besën për një sfidë direkte. Një kalendar i vështirë është edhe për Flamurtarin që do të luajë 4 ndeshje në transfertë, ecuri e cila nis që këtë javë në Lac për të vijuar me Lushnjën, Vllazninë dhe për ta mbyllur javën e fundit me Kastriotin.

NDESHJET E MBETURA

Faza e tretë

Java 27/(5 prill)

Skënderbeu-Tirana

Laçi-Flamurtari

Partizani-Besa

Kukësi-Teuta

Lushnja-Vllaznia

Kastrioti-Bylis

Java 28/(12 prill)

Flamurtari-Skënderbeu

Besa-Laçi

Teuta-Partizani

Kukësi-Kastrioti

Tirana-Lushnja

Vllaznia-Bylis

Java 29/(19 prill)

Skënderbeu-Besa

Laçi-Teuta

Partizani-Kukësi

Lushnja-Flamurtari

Bylis-Tirana

Kastrioti-Vllaznia

Java 30/(26 prill)

Teuta-Skënderbeu

Kukësi-Laçi

Partizani-Kastrioti

Besa-Lushnja

Flamurtari-Bylis

Tirana-Vllaznia

Java 31/(30 prill)

Skënderbeu-Kukësi

Laçi-Partizani

Lushnja-Teuta

Bylis-Besa

Vllaznia-Flamurtari

KastriotiLaçi-Tirana

Java 32/(3 maj)

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Kastrioti

Kukësi-Lushnja

Teuta-Bylis

Besa-Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Java 33/(10 maj)

Skënderbeu-Laçi

Lushnja-Partizani

Bylis-Kukësi

Vllaznia-Teuta

Tirana-Besa

Kastrioti-Flamurtari

 Kombëtarja U-17 humb 2-0 me Çekinë

 Shqipëria U-17 humbi 2-0 me Çekinë e asaj moshe, në ndeshjen e tretë dhe të fundit për fazën e “Elite Round” të Kampionatit Europian 2014. Golat u pësuan në pjesën e parë: Çerni (10’) dhe Maçek (40’). Djemtë e Xhemal Mustedanagiçi më parë kishin humbur me Italinë 1-0 dhe Anglinë 2-1.

 Femra, Shqipëria kundër Belgjikës

 Kombëtarja shqiptare e Femrave në futboll do të luajë, më 5 prill kundër Belgjikës, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Kanada 2015”. Takimi do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit në orën 16:00. Shqipëria, e drejtuar nga Altin Rraklli, e ka humbur ndeshjen e parë 2-0.

 Mavraj, pranë rinovimit me Fyrthin

 Grojther Fyrthi, klubi gjerman i Bundesligës 2, i ka propozuar ripërtëritjen e kontratës Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është një nga shtyllat e skuadrës, që lufton për t’u ngjitur në Bundesligën 2. Mavraj është një lojtar me eksperiencë të madhe.

 FSV Frankfurti, ofertë Kapllanit

 Klubi gjerman i Bundesligës 2, FSV Frankfurt, i ka bërë një ofertë konkrete sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani: dy vjet kontratë. Durrsaku është golashënuesi më i mirë i ekipit dhe një nga lojtarët më me përvojë te skuadra që lufton për një vend në Bundesligën 1.

 Lorik Cana ndan më dysh tifozët

 Deklaratat e Lorik Canës në lidhje me një largim të mundshëm të tij nga Lacio ka ndarë në dysh opinionet e tifozëve. Shumë prej tyre është shohin shumë pozitive punën e bërë nga mesfushori shqiptar. Aktualisht, te Lacio marrëdhëniet e tifozëve me klubin janë të nderura.

 Televizioni gjerman ndjek Mustafin

 Mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi, ish-kandidati i Kombëtares shqiptare, u ndoq nga një televizion gjerman, që i ka kushtuar një portret qendërmbrojtësi më të ri të Kombëtares gjermane. Mustafi është i vetmi lojtar me origjinë shqiptare tek kaër herë kampionët e Botës.

 Çerekefinalet e Ligës së Kampionëve

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi i Europës, Bajerni do të luajë në Angli kundër Mançester Junaitid. Sot luhet edhe Barcelona-Atletiko Madrid. Nesër në aksion do të jenë Real Madrid-Borusia Dortmund dhe PSG-Çelsi.