Tirana me fat, fiton 600 mijë euro pa luajtur, kalon direkt në “Play Off” të Europa League

396
Sigal

Fati nuk e donte në turin e dytë të “Champions League” atje ku Tirana humbi padrejtësisht ndaj Crevena Zvezdës, megjithëse luajti më mirë sesa kundërshtari.

Por gjithçka i është rikthyer në “Europa League”, duke sjellë edhe festë në kampin e bardhebluve.

Kështu normalisht kampionia e Shqipërisë do të luante në turin e tretë të Europa League dhe më pas duhej të mbërrinte në “Play-off”, për të kërkuar grupet e këtij kompeticioni.

Por teksa u hodh shorti në Nion të Zvicrës u përcaktuan edhe me fat dy ekipet që do të shkonin menjëherë në “Play-Off”, pa pasur pengesa në turin e tretë të “Europa League”.

Dhe kush ishte ekipi i parë që u kap? Tirana! Më pas do t’i bashkohet edhe Ludogorest që mbërrijnë menjëherë në “Play-Off”.

Kështu, goglat kapën Tiranën dhe Ludogorets që tani kanë shansin të shkojnë në grupet e Europa League me një finale të fundit.

Bardheblutë fitojnë edhe 280 mijë euro pa luajtur aspak dhe sigurojnë, edhe në rast humbje, 300 mijë të tjera në playoff. Pra, praktikisht thuajse 600 mijë euro të sigurta që sot.