Tifozët e Manchester United “pushtojnë” Old Trafford, protestojnë kundër pronarëve (VIDEO)

184
Sigal

Tifozët e Manchester United kanë hyrë në fushën e ‘Old Trafford’ pak orë para startimit të sfidës Manchester United.

Ata protestojnë kundër pronarëve Joel dhe Avram Glazer, dhe lëvizja ka nisur që kur Manchester United vendosi të ishte pjesë e ‘Super League’, që më pas e anuloi.
Tifozët që ishin mbledhur jashtë stadiumit, u futën në fushë dhe hodhën flakadanë drejt tribunës kryesore.

Prej cënimit të sigurisë së stadiumit, rrezikohet të mos luhet sot supersfida e javës Manchester United-Liverpool.