Tifozët e Interit godasin me gurë Wanda Narën! Ja arsyeja…

440
Sigal

Tensioni në ambientin zikaltër po arrin kulmin! Heqja e shiritit të kapitenit Mauro Ikardit, e ardhur si pasojë e deklaratave të shpeshta të bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara, ka acaruar pa masë tifozët e Interit.

Ata kanë sulmuar Narën në rrjetet sociale dhe e akuzojnë se po luan në kurriz të Interit veç për t’i siguruar Ikardit një kontratë faraonike në një klub tjetër, që aludohet se janë rivalët e përjetshëm të Juventusit.

Por jo vetëm në rrjetet sociale, ditën e djeshme makina e Wanda Narës është goditur me gurë nga tifozët, ndërsa në mjet ndodheshin dhe fëmijët e çiftit.

Të thuash situatë e tensionuar, është pak.