Tifozeria e Partizanit e hodhi hapin e parë

453
Të hënën, pas barazimit 0-0 të Partizanit me Lushnjen, në fund të ndeshjes, vetëm ndërhyrja e policisë ka qetësuar tifozët e acaruar. Disa prej tyre u larguan në pjesën e parë, të tjerët pak para përfundimit, ndërsa ata që qëndruan deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, me shpresën se diçka do të ndryshonte, u zhgënjyen edhe më shumë. Ishin ata që lëshuan fjalë fyese kundër drejtuesve të skuadrës, ndaj futbollistëve dhe trajnerit Mark Juliano. Tifozeria më besnike ka lëshuar thirrje ndaj futbollistëve, të cilët nuk patën guximin të afrohen, ndërsa policia është munduar ti qetësojë, edhe pse ka qenë e vështirë për disa minuta. Në fund, gjithçka është qetësuar, teksa të sharat kanë vijuar edhe në dalje dhe jashtë stadiumit, e kështu, tifozeria e hodhi hapin e parë.
Sigal