Thomas Strakosha në dilemë, titullar fiks deri në fund ose ikën drejt…

192
Sigal

Thomas Strakosha ka nisur stërvitjen me regjim të plotë dhe nga kryeqyteti ka thashetheme se portieri i Kombëtares shqiptare pritet që të marrë edhe rolin e tij si titullar, deri në fund të sezonit. Ndonëse papritur Pepe Reina duket se i ka kaluar strategjitë. Sërish thashetheme brenda klubit lacial bëjnë me dije se kjo është një strategji nga ana e të kaltërve, për të rikuperuar Strakoshën në formën më të mirë, por mbi të gjitha për të mos i ulur vlerën në merkato 25-vjeçarit.

E thënë në një mënyrë tjetër, Thomasi dhe Lacio kanë ardhur në një udhëkryeq: nëse portieri pret rinovimin, klubi nga ana tjetër po vlerëson edhe mundësinë e një shitjeje si rrjedhojë edhe e pandemisë, duke parë ofertat e shumta që ka për mbrojtësin ekstrem. Në krye të listës qëndrojnë gjermanët e Borusias së Dortmundit, që janë gati të investojnë 30-35 milionë euro, por edhe nga Anglia ka mjaft klube në garë që ëndërrojnë shqiptarin.

Fundja, edhe vetë Strakosha nuk është se ndihet shumë komod, jo vetëm duke parë Reinan titullar, por as me pagën prej vetëm 1.2 milionë eurosh në sezon (skadenca e kontratës, 30 qershor 2022). Prandaj, pjesa e mbetur e sezonit do ta qartësojë më shumë situatën e “gardinit” kuqezi.