Me sa duket thirrjet raciste nuk vazhdojnë të jenë një fenomen shqetësues. Pak çaste përpara ndeshjes Udinese-Milan, portieri i Milanit, Mike Maignan, ra “viktimë” e thirrjeve raciste nga tifozët e Udinese, duke vënë në dukje faktin se incidentet e abuzimit racor do të vazhdojnë vetëm sepse çështja ende nuk po trajtohet në mënyrë adekuate.
Maignan tha për emediat se sjellje të tilla nuk duhet të ekzistojnë në botën e futbolli dhe për fat të keq ky fenomen vazhdon.
“Ne duhet të reagojmë. Duhet të bëjmë diçka, sepse nuk mund të vazhdohet kështu.”
Por, kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë se lojtarët e ekipeve abuzohen racialisht nga tifozët. E vetmja gjë që mund të thuhet është që duhet të merren masa që ky fenomen të mos përsëritet e të mos ndikojë në jetët e futbollistëve.