“The Sun”: Shqipëria gati për tu kthyer në shtëpi, ne duam të qëndrojë

600
Revista e njohur “The Sun” i ka bërë jehonë të madhe skuadrës sonë. Ajo i ka dedikuar një shkrim për Shqipërinë në Euro 2016 dhe tifozerinë e zjarrtë dhe të bukur që e mbështeti. “Shqipëria është në prag të largimit nga Euro 2016, por ne duam që ajo të qendrojë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.
“Skuadra e drejtuar nga Giani De Biasi arriti të hyje këtë vit në Europian dhe kjo është një mrekulli më vete”, shkruan më tej kjo revistë. “The Sun, komenton edhe ndeshjet duke thënë se Shqipëria luajti mirë me Zvicrën, duke përmendur kryesisht mbrojtjen e fortë. Kundër francezëve ata e mbajtën lojën 90 minuta, duke pësuar gol në fund. Shqipëria duhet të mundi Rumaninë në ndeshjen e fundit të grupit të dielen që të ketë shans për t’u kualifikuar si një prej katër ekipeve më të mira të kategorisë tretë”, shkruan “The Sun”.
Sigal