Teuta vazhdon spastrimet, klubi durrsak largon edhe tre futbollistë të tjerë

109
Sigal

Teuta ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka mbyllur bashkëpunimin me Asion Dajën, Jahmir Hykën dhe Reuben Acquah. Këto largime vijnë pas disa të tjerëve më parë, ndërsa në Durrës kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri. Kujtojmë se deri tani afrimi i vetëm është i Uheid Hoxhës.

Daja ishte pjesë e Teutës dy sezonet e fundit, Acquah u bë pjesë sezonin e fundit, ndërsa Hyka ishte afrim i janarit. Tashmë “djemtë e detit” do fillojnë të mendojnë për zëvendësimin e tyre.

“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja,  Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive”, shkruan Teuta.