Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, ja çfarë raportohet

124
Sigal

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2022, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., rreth 38 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.