Tirana do të përballet në javën e 11-të të kategorisë Superiore në transfertë kundër Kamzës. Bardheblutë kanë nevojë për një fitore pas rezultateve jo pozitive në takimet e fundit.

Trajneri Ardian Mema ka folur për takimin ndaj durrsakëve në konferencën për shtyp. “Teuta është ekip i fortë, ekip solid. Kanë lojtarë të mirë në mesfushë dhe luftojnë fort. Të fitojë më i zoti. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Do të marrim në konsideratë çdo ndeshje për ta fituar. Sa të zotë do jemi, do e tregojë fusha. Gjithsesi në ekip duhet futur mentaliteti fitues dhe kam punuar për këtë që ditën e parë. Kemi bërë ndryshime gjatë gjithë kohës dhe deri më tani kjo ka rezultuar pozitive. Ekipi ka pasur mundësi shënimi, por fati nganjëherë është shumë i rëndësishëm në futboll.” u shpreh tekniku i bardhebluve.

Ai më pas foli për mungesat në skuadër. “Mendoj gjithë kohën se kush janë lojtarët e gatshëm për të menaxhuar ndeshjen. Është me rëndësi që në momentin që janë në fushë të japin më të mirën për veten e tyre. Nuk shoh gabimet më shumë se sa shoh kush është i gatshëm për të luajtur. Mund të jetë dikush që vjen nga stoli dhe të luajë shumë mirë, e kështu zë formacionin. Ua kam thënë futbollistëve, duhet ta fitojnë formacionin. Nuk ua jap. Unë jam për të zgjedhur kush është më i miri”-tha Mema.