Tension te Bayerni, Lewandowski nuk përmbahet në dhomat e zhveshjes: Dua Barcelonën!

149
Sigal

Robert Lewandowski ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit për shkak të bërjes publike të dëshirës për t’u larguar nga Bajerni. Bavarezët duket se nuk kanë qenë në një mendje me lojtarin, duke e detyruar këtë të fundit të humbasë qetësinë në dhomat e zhveshjes në një bisedë telefonike me drejtuesit e klubit.

Sipas asaj çka raporton e përditshmja gjermane “Bild”, sulmuesi polak ka humbur qetësinë në dhomat e zhveshjes pas një bisede telefonike me drejtuesit e klubit në përfundim të ndeshjes së fundit të Bundesligës kundër Volfsburgut.

Dëshmitarët e pranishëm i kanë rrëfyer medias gjermane se Levandovski përsëriste disa herë emrin e Barcelonës duke shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar atje.

Mbetet për t’u parë nëse pas këtij episodi që dëshmon prishjen e marrëdhënieve mes lojtarit dhe klubit, polaku do të jetë më në fund i lirë të transferohet te gjiganti spanjoll.