“Të përgatisim notarë”, Libër themeltar për Notin nga Mjeshtri i Madh Sadik Mema

33

PROMOVIM/ Në Resortin “Te Stela”, Mjeshtri i Madh Sadik Mema shfletoi 220 faqe të krijimit të tij më të fundit. Morri pjesë edhe Presidenti FSHN-së Agim Çiraku, notarë e ish-notarë

Sigal

Agron KAJA

Dje, në ambientet e Resortit “te Stela”, një promovim libri nga autori Sadik Mema, Mjeshtër i Madh, u kthye në një “arenë” mendimesh, konsideratash e kujtimesh, mes të cilave dukej sikur i “shfletoje” 220 faqet e librit “Të përgatisim notarë”

Dje, në ambientet e Resortit “te Stela”, një promovim libri nga autori Sadik Mema, Mjeshtër i Madh, u kthye në një “arenë” mendimesh, konsideratash e kujtimesh, mes të cilave dukej sikur i “shfletoje” 220 faqet e librit “Të përgatisim notarë”. Pjesëmarrja e shumë intelektualëve, drejtues të sportit të notit në Shqipëri e më gjerë, i dha kësaj veprimtarie ngjyrat e vërteta që sporti i notit mban në koloritin e tij ujor. Jo vetëm të pranishmit që e “pasuruan” këtë promovim të veçantë, por edhe organizimi shëmbullor i “Te Stela” Resort, bëri që të gjithë të ndjeheshin brënda faqeve të librit me paraqitjen në munitorë, në postera e banera, një organizim që jo vetëm autori që e meritonte këtë respekt, por edhe vetë libri dukej sikur rezatonte tek gjithçka në sallë. “… Libri “të përgatisim Notarë”, do të mbetet një manual me shumë vlera edhe për Federatën Shqiptare të Notit…”, kështu e vlerësoi Agim Çiraku këtë libër, si President i FSHN-së, ndërkohë që Presidenti i Resortit “Te Stela” Stefan Pinguli, e lidhi historinë e njohjes me aktualitetin që mbart libri në vetvehte. “… Si shok fëminie me Pupin, e dija që ai është pasionant, por që të shkruante kaq mirë, madje me kulturë e profesionalizëm, këtë e vërtetetova sot (dje) …”. Prof.Dr. Lluka heqimi ishte i veçantë në fjalën përshëndetëse, pasi profesioni i tij si mjek sportiv kishte lidhje edhe me librin që u promovua. “… Kur Pupi më tregoi për librin, e inkurajova. U mundova që ti sjell në këto radhë edhe detaje të fushës së mjekësisë, të cilat ai i ka vendosur me korrektesë në faqet e duhura të librit …”. Ndoshta Mjeshtri i Madh, Bujar Qesja, e bëri auditorin edhe më kureshtar për çka tregoi, e nëpërmjet humorit e kulturën e fjalës, sikur e “lexoi” librin në ato pak minuta të fjalës së tij. “… Unë librin nuk e kam lexuar plotësisht, por këtu me këtë përgatitje, dhe me gjithçka që dëgjova, e them me respekt se ky duhet të jetë një libër i vërtetë themeltar në sportin e notit në vëndin tonë …”. Prof.Asc.Dr Arben Kaçurri e kishte lexuar librin, dhe aty solli një mesazh vlerësues për Sadik Memën. “Së bashku me rektorin, Agron Kasa, pasi e shfeltuam me kujdes, e vendosëm që këtë libër ta kemi për përdorim me studentët tanë. Ka shumë vlera …”. Mjeshtra të Mëdhenj, Mjeshtra të Sportit, drejtues dhe ish-drejtues të sporteve në Shqipëri, u shprehën me konsiderata të larta për librin, por edhe për autorin Sadik Mema në veçanti, duke e miratuar mendimin se është një “Libër themeltar” për notin shqiptar.

Agim Çiraku, President i FSHN-së

Libri, manual me vlera për ne

Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, në optikën e përshëndetjes së tij në promovimin e librit “Të përgatisim notarë”, vendosi vlerat e tij, e njëherësh edhe përdorimin e tij në bazë të vlerave, jo vetëm në federatën e notit, por edhe në institucionet arsimore sportive në vëndin tonë. “Pupin e kujtoj dhe e vlerësoj si një nga notarët më shëmbullorë të notit shqiptar, edhe sa i takon rezultateve që ai ka arritur ri rekordmen dhe kampion, por edhe si një  sportist dhe një dajlë i kulturuar, i edukuar dhe me talent. Këtë e ka transmetuar edhe në këtë libër me 220 faqe, i cili mendoj se është një vlerë për ngritjen e didaktikës në sportin e notit mbi baza shkencore”, kështu e nisi fjalën e tij Presidenti i Notit shqiptar Agim Çiraku, i cili bëri edhe një premtim. “Këtë libër, Federata Shqiptare e Notit do ta përdorë si një manual të vërtetë dhe do  orientojë për ta përdorur të gjithë trajnerët e notit në Shqipëri, duke nisur me moshat e vogla dhe të rinjtë. Sepse ky libër sikur të detyron që së pari ta lexosh, dhe më pas sikur edhe të rrëmben në “pishinën” e rregullave e mënyrave të përgatitjes së notarëve. Por ky nuk duhet të jetë libri i fundit, si për Pupin, ashtu edhe për gjithë komunitetin e notit në Shqipëri. Sepse për të tillë vlera ka më shumë nevojë ky sport”, kështu e vlerësoi Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku librin e Sadik Memës “Të përgatisim Notarë”.

 

Stefan Pinguli, Presidenti “Te Stela” Resort

Sadiku drejton si trajner, dhe si një pedagog

Mbetet i veçantë vlerësimi që Presidentit i Resortit “Te Stela”, Stefan Pinguli, i bëri dje figurës së Sadik Memës, në takimin promovues të librit “Të përgatisim notarë”. Duke qënë njohje e vjetër me autorin Sadik Mema, zoti Pinguli tregoi se e priste një libër të tillë prej tij, sepse përveçse Pupi është një trajner, këtu në trajningun e pishinave “Te Stela”, është edhe një pedagog me shumë kulturë. Sot që jemi bashkëpunëtorë, kemi miqësonë tonë, miqësinë e sportit dhe kjo njohje më bëri që ta ftoja te Akademia e Notit “ Te Stela”, të cilën ai e organizioi me kulturë e vizion, duke e bërë shkollë të notit në Shqipëri. Këtu ai ka krijuar një ekip drejtues me rreth 100 trajnerë që përgatisin notarë të suksesshëm”, ky është vlerësimi i Stefan Pingulit, i cili librin premtoi se do ta ketë edhe ai në bibliotekën e tij, jo thjesht për një inventar. “Që kur Pupi më tregoi se po përgatiste këtë libër, e inkurajova duke marrë përsipër gjithçka në botimin e promovimin e tij. Dhe kur shoh sot figura të notit shqiptar, kampionë e rekordmenë ndër vite, qartazi kuptoj se kemi një libër me vlera për trajningun e notit në vëndin tonë”, kështu e vlerësoi librin Presidentit i Resortit “Te Stela”, Stefan Pinguli.

 

AUTORI/ Për Sadik Memën, ky libër do të shërbejë në punën e trajnerëve të notit

Si të përgatisim notarë? Këtë jam munduar ta shkruaj!

Unë mendoj e besoj se shumë prej jush në punën tuaj, me mendimet tuaja, me pasionin dhe përvojën tuaj, jeni pjesë e arritjeve të notit shqiptar, dhe natyrisht edhe pjesë e këtij libri.

Edhe pse nga natyra është i qetë, dje Mjeshtri i Madh Sadik Mema kishte veshur “mantelin” e emocioneve. Sepse kishte ndryshuar ritmikën e përditshme të tij, ku më shumë flet nga pishina, ndërkohë që tregimi për vehten si autor, sikur edhe e bëri paksa të prekshëm në fjalën e tij. “Unë mendoj e besoj se shumë prej jush në punën tuaj, me mendimet tuaja, me pasionin dhe përvojën tuaj, jeni pjesë e arritjeve të notit shqiptar, dhe natyrisht edhe pjesë e këtij libri. Sepse ky libër tregon më shumë se si të rritim notarë, që premtojnë kualitete, por edhe i nxit trajnerët e instruktorët e notit që të përmirësojnë punën e tyre, kryesisht me grupmoshat”, ishte kjo nisja e fjalës së autorit të librit “Të përgatisim notarë”, të cilën më pas Sadik Mema e shtriu edhe nëpër faqet e librit. “Përgatitja e një libri për sportin e notit, për mua ka qënë një mendim prej vitesh. Por në dekadën e fundit, pas një përvoje të suksesshme në trajningun e “AN “Te Stela” besova se ishte krijuar hapësira dhe besimi që ta shkruaja këtë përvojë, gjë të cilën ma kishin inkurajuar edhe Prof.Dr Lluka Heqimi, e në veçanti Zoti Stefan Pinguli, President i Kompanisë “Stefani&CO”. Më duhet ta falenderoj zotin Pinguli për pasionin që ka për sportin në përgjithësi e notin në veçanti, por edhe për mundësitë që i ka krijuar këtij sporti me dy pishina të mbyllura dhe 1 pishinë të hapur, me vaska për fëmijë dhe persona me probleme shëndetësore. Kështu ai ka ndikuar drejtpërdrejt në ritjen e masivitetit dhe cilësinë në sportin e notit. Dhe që ky libër gjeti rrugën e botimit sot, është kontribut kryesor i tij, ndaj unë ndjehem shumë i vlerësuar. Po kështu ndjehem sot (dje) edhe nga mbështetja që më ka dhënë për të shkruajtur këtë libër vetë Presidenti i FSHN-së, zoti Agim Çiraku, i cili në fjalën e tij e quajti edhe si një “Libër themeltar” për notin shqiptar”. Po çfarë sygjeron Pupi për ata që do ta lexojnë librin e tij “Të përgatisim notarë”? “Uroj që këtë libër ta lexoni, sepse aty brenda e gjen veten çdo trajner noti, kryesisht ata që punojnë me moshat e vogla dhe të rinjtë. Përvoja ime shumëvjeçare në trajningun me këto grupmosha, më ka “magazinuar” gjithçka na duhet në ritmikën e punës si trajnerë”, ishte ky mendimi i Sadik Memës, për librin e tij “Të përgatisim notarë”, i cili u promovua dje në ambientet e “Te Stela” Resort.