Të gjitha lëvizjet e merkatos dimërore

603
Sigal

Partizani bën goditjen e fundit, vjen Nexhipi. Si kanë ndryshuar skuadrat e Kategorisë Superiore

Ekipet e Superligës u treguan mjaft agresive në merkaton dimërore, aq sa mund të thuhet se ajo nuk kishte aspak ndryshim nga ajo verore, për nga intensiteti dhe numri i madh i transferimeve dhe lëvizjeve. Të gjitha skuadrat, me përjashtim të Skënderbeut e Flamurtarit, u treguan mjaft aktive në rekrutimin e lojtarëve të rinj, sipas nevojave që ato kishin. Gjithsesi, skuadrat kanë shfrytëzuar çdo limit kohor. Ekipet kanë ndryshime të mëdha në organikat e skuadrave që kanë lëvizur në merkaton e dimrit për të rinovuar grupet e tyre. Gjithsesi, objektivat mbeten të njëjtë sepse kampionati është ndarë pothuajse në tre kategori, ku trofeu i këtij sezoni, pjesëmarrja në Europë dhe mbijetesa mbeten objektivat kryesorë. Partizani godet edhe në orët e fundit të merkatos, teksa afati zyrtar i transferimeve përfundoi dje në orën 24:00. Me skuadrën e kuqe është bashkuar një tjetër lojtar gjatë orëve të fundit të merkatos së dimrit. 15 herë kampionët e Shqipërisë kanë afruar në skuadër mesfushorin me tipare sulmuese, Nderim Nexhipi. I lindur në Maqedoni, por me origjinë kosovare, Nexhipi ka një CV të pasur në arenën ndërkombëtare pasi ka qenë pjesë e skuadrave gjermane të Hertës së Berlinit, Volfsburgut, por edhe e Karabakut në Azerbajxhan. Sipas komunikatës së publikuar nga klubi i Partizanit, ekipi i fundit ku Nexhipi u aktivizua është Shkëndija e Tetovës. Mesfushori ka zhvilluar një ndeshje edhe me kombëtaren e Maqedonisë në vitin 2012. Në vitin 2001 ai ka luajtur për Hertën e Berlinit ku ka zhvilluar 10 ndeshje me një gol të shënuar, ndërsa në vitin 2004 u transferua te Volfsburgu, ku zhvilloi vetëm një ndeshje zyrtare. Nexhipi u bashkua fillimisht me Shkëndijën në vitin 2012 dhe pas një aventure të shkurtër te Vaslui në Rumani u rikthye sërish te skuadra shqiptare e Maqedonisë. Kjo është hera e parë që Nexhipi aktivizohet në kampionatin shqiptar. Partizani ka bërë një merkato intensive, teksa ka arritur të firmosë me nëntë lojtarë: Ersen Sali, Liridon Ahmeti, Almir Pliska, Fatmir Hysenbelliu, Migen Memelli, Dragan Antansjeviç, Mario Saçer, Antun Dunkoviç, Nderim Nexhipi.

Sot, Partizani do të luajë me Kukësin. Në përballjen e fazës së parë, Partizani e fitoi me rezultatin 1-0, takim që u luajt në fushën asnjanës të Krujës, por në bankinë ishte Aramando Cungu, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes. Golin e vetëm të takimit e shënoi Jozef Thana në minutën e 77-të, ndërkohë që, Kukësi luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 54-ta pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Ervis Koçit. Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Partizani, i vendit të dytë ka grumbulluar 26 pikë, një më shumë se Kukësi i vendit të katërt, 25 pikë. Golashënuesit më të mirë të dy ekipeve janë Renato Hyshmeri e Julian Malo për Partizanin, si dhe Sokol Cikalleshi e Gerhard Progni për Kukësin, që të gjithë në kuotën e katër golave.

  Merkato edhe të trajnerët

 Partizani nuk ka blerë vetëm lojtarë, por dhe trajnerë e përgatitës atletik. Pas përgatitësit atletik portugez, Sanpanio, me të kuqtë është bashkuar edhe ndihmëstrajneri i ri, italiani Gabriele Konsorti. Ai vjen nga një përvojë e gjatë pune në futbollin italian.

TË GJITHA LËVIZJET NË MERKATON E JANARIT

 SKËNDERBEU

Afrime: Enkel Alikaj

Largime: Mario Morina

PARTIZANI

 Afrime Ersen Sali, Liridon Ahmeti, Almir Pliska, Fatmir Hysenbelliu, Migen Memelli, Dragan Antansjeviç, Mario Saçer, Antun Dunkoviç, Nderim Nexhipi;

 Largime: Onome Sodje, Salvator Sulçe, Jozef Thana, Vladimir Buac, Julian Malo.

TEUTA

 Afrime Joel Apezteguia, Amadou Samb, Behar Berisha, Eni Imami, Pajtim Badalli, Durim Badalli, Maodo Malik Mbaje, Aleksanda Bezmaveriç;

 Largime: Erjon Mustafaj, Bledar Mancaku, Vedat Muriqi, Altin Hoxha, Alfred Delliallisi, Ermir Rezi, Rexhep Memini, Rejnaldo Troplini.

FLAMURTARI

Afrime: S’ka

Largime: S’ka

 VLLAZNIA

 Afrime: Mateo Zefi, Stivi Shaba, Antonio Marku, Amir Tafa, Sasha Paunoviç, Nikola Vukçeviç, Milan Nikoliç

Largime: Behar Ramadani

TIRANA

 Afrime: Ilion Lika, Mario Morina, Ivan Deliç, Gilberto Fortunato, Francis Kahata, Erlind Koreshi, Selemani Ndikumana, Medie Kagere, Daniel Uellngton;

 Largime: Fatmir Hysenbelliu, Vedran Gerc, Ervis Çaço, Milan Jovanoviç, Hoze Semedo, Jurgen Mumajesi, Bledar Vashaku, Denis Kurti, Ilir Kastrati, Ilirjan Çaushaj, Roland Peqini.

KUKËSI

 Afrime: Egland Haxho, Solomon Izuçuku, Artan Thorja, Henri Uçe, Olaunmi Olabisi, Ismail Gata Adeshina, Peter Terna Susuam, Pier Boya, Dorde Dikanoviç;

 Largime: Kristian Dragoi, Davor Bratiç, Lazar Popoviç, Lukas Malarkane, Gentian Manuka, Antonio Marku.

LAÇI

 Afrime: Rejnaldo Troplini; Kehinde, Xhejms

 Largime: Henri Ndreka, Jurgen Kulli, Jetmir Nino, Elio Shazivari, Elton Gjoni.

BYLISI

Afrime: Bledion Guga, Lulëzim Doshlaku, Vangjel Mile, Orjand Abazaj, Alban Shillova, Enea Sulkja, Klaudio Llënga, Armend Kastrati, Kate Fonseka, Riste Markosvki

 Largime: Egland Haxho, Kire Ristevski, Xhunejt Çutra, Solomom Izuçuku, Elton Basriu, Kehinde Oueje, Xhejms Adeniji, Kristofer Omoseibi, Ruhan Foniqi, Romario Prifti.

BESA

 Afrime: Bledar Mancaku, Alfred Deliallisi, Altin Hoxha, Vedat Muriqi, Ahmet Haliti, Geri Lika;

 Largime: Idriz Batha, Endri Çako, Vangjel Mile, Simo Goranoviç.

LUSHNJA

 Afrime: Erion Xhafa, Hekuran Koreshi, Mateo Hasa, Ledion Ruço, Klodian Arbri;

Largime: Albert Fataki, Semiran Çela, Danijel Morariju, Rigers Hysko, Erdid Metushi, Erlind Koreshi.

 KASTRIOTI

 Afrime: Lazar Popoviç, Semiran Çela, Gentian Manuka, Davor Bratiç, Mlladen Kukrika;

 Largime: Ilion Lika, Kate Fonseka, Orjand Abazaj, Eleandro Pema, Stivi Shaba, Spartak Elmazi.

MERKATOJA E JANARIT

Ekipi                   Afrime Largime

Skënderbeu                1            1

Partizani                    9            4

Teuta                         8            8

Flamurtari                  0            0

Vllaznia              2            0

Tirana                 9            11

Kukësi                9            6

Laçi                           1            5

Bylisi                  10          10

Besa                           6            4

Lushnja               5            6

Kastrioti                    5            6

 

Pak transferime në Kategorinë e Parë 

Edhe në Kategorinë e Parë është zhvilluar merkatoja, por këtu ka qenë më e varfër. Vetëm 10 nga 16 ekipet kanë marrë lojtarë të rinj, por dhe numri i tyre nuk është i madh.

KATEGORIA E PARË

Ekipi                   Afrime Largime

Elbasani                     3            1

Apolonia                   3            2

Dinamo               6            7

Tomori                3            7

Tërbuni               2            1

Shkumbini                 5            0

Butrinti               4            1

Pogradeci                   0            0

Burreli                0            1

Himara                0            1

Ada                     0            1

Albpetroli                  4            3

Veleçiku                    0            0

Kamza                       0            0

Luftëtari                     3            3

Mamurrasi                 6            4

“Tradhton” Adnan Januzaj, ylli i Mançesterit zgjedh Anglinë

 Adnan Januzaj, talenti me origjinë shqiptare i Mançester Junaitid duket se ka zgjedhur që të luajë për kombëtaren angleze, duke hedhur poshtë kështu ofertën që iu paraqit prej FSHF-së. 18-vjeçari, i konsideruar si një prej yjeve të brezit të tij nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin, por sipas të përditshmes “The Sun” vendimi është marrë. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, refuzimi i Januzajt do të ishte një zhgënjim i vërtetë për shumë sportdashës shqiptarë, të cilët iniciuan edhe një peticion, faqe të shumta në rrjete shoqërore e realizuan disa thirrje publike që  18-vjeçari t’i bashkohej kuqezinjve. Përveç Anglisë, ku luan dhe Shqipërisë si vend i origjinës, Januzaj mund të zgjidhte të luante edhe me kombëtaren belge, vendin ku u formua, me Zvicrën, Turqinë apo Serbinë, për shkak të lidhjeve të tij familjare.

Mesfushori mund të zgjedhë ende edhe përfaqësuesen kosovare, e cila gjithsesi e ka të ndaluar të marrë pjesë në kompeticionet zyrtare. Në të shkuarën, Federata Angleze e Futbollit ka pranuar se Januzaj do të ishte i mirëpritur nëse do të vendoste të zgjidhte fanellën e “tre luanëve”

 Reali i Madridit, skuadra perfekte e janarit

 Janari ishte një muaj perfekt për Realin e Madridit, që në tetë ndeshje ka triumfuar në tetë prej tyre, me 17 gola të shënuar gjithsej, mesatarisht 2.1 për ndeshje dhe asnjë të pësuar. Me këtë marshim brilant në 2014-ën, madrilenët e kanë ngushtuar në vetëm 1 pikë diferencën me Barcelonën e Atletikon kryesues të La Ligas, nga 5 pikë që ishte një muaj më parë, ndërsa kanë siguruar edhe gjysmëfinalen në Kupën e Mbretit. Veç të tjerash, Reali i Ancelotit ka vendosur edhe rekord me të gjitha fitoret në muajin e parë të vitit. Tekniku italian i madrilenëve duket se ka gjetur formulën ideale për ta çuar ekipin gjithnjë e më përpara në rrugën drejt trofeve. Nën drejtimin e tij, gjatë një muaji 9 lojtarë kanë qenë titullarë të padiskutueshëm, ndërsa për 2 pozicionet e tjera është praktikuar rotacioni. 9-shja që ka rezultuar mjaft produktive, përbëhet nga Ramos, Pepe, Marcelo, Modriç, Ksabi Alonso, Di Maria, Bale, Benzema dhe Kristiano Ronaldo, ndërsa rotacioni është aplikuar në portë mes Diego Lopez dhe Iker Kazijas, në varësi të kompeticionit, si dhe në mbrojtje mes Arbeloas dhe Karvajal, të cilët alternohen në çdo ndeshje. I gjithë ky rendiment nuk është rezultat i rastësishëm. Djemtë e Ancelotit nuk humbasin që prej 26 tetorit, kur u mundën 2-1 nga Barcelona në “Kamp Nou” dhe me suksesin e fundit ndaj Espanjol barazuan numrin e 20 ndeshjeve radhazi pa pësuar asnjë disfatë, shifër e regjistruar kur në krye të skuadrës qëndronte Hoze Murinjo në sezonin 2011-2012.