Sigal

Aktualisht Taulant Xhaka është i impenjuar me kombëtaren shqiptare por nga Anglia vjen një lajm i mirë për mesfushorin e përfaqësueses kuqezi. Në janar Xhaka mund të luajë në të njëjtin kampionat me vëllain e tij të vogël Granit Xhakën pasi për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit interesohet një klub me emër të madh si Neëcastle United.

Sipas asaj që raporton portali “Newcastletools” në merkaton e dimrit mesfushori shqiptar mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Rafael Benitez i cili u ka kërkuar drejtuesve të qymyrxhinjëve, përforcime cilësore për t’i shpëtuar rënies dhe spanjolli shikon te Xhaka lojtarin ideal për ta rreshtuar sëbashku me Shelvey-in përpara mbrojtjes. Vlera e Taulant Xhakës në merkato për momentin kap shifrën e 3 milionë eurove.