VIDEO/ Picajoli befason Messin, xhonglime me brumin e picës

466
Sigal

Lionel Messi është ndoshta një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

“Pleshti” argjentinas ka fituar thuajse gjithçka në nivel individual, falë talentit të tij dhe lëvizjeve mjaft teknike në fushë, ndërkohë që është shumë pranë pensionimit nga kombëtarja e Argjentinës. Për këtë ylli i Barcelonës nuk është pjesë e kombëtares Albiceleste gjatë kësaj periudhe, por e ka shfrytëzuar këtë pauzë për të kaluar momente me familjen e tij.

Ai ka zgjedhur një piceri për të darkuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa ajo që ka entuziasmuar Messin kanë qënë lëvizjet e picierit. Picajoli, i quajtur Martin ka surprizuar argjentinasin me lëvizjet e tij me brumin, duke dhënë spektakël dhe duke marrë duartrokitjet e 31 vjeçarit.

“Faleminderit Leo Messi, një futbollist i jashtëzakonshëm por një person më i mirë “, ka shkruar Martin në llogarinë e Instagram-it.

Video është shpërndarë në rrjetin social “Instagram” nga Martin, ku ka bërë dhe xhiron e botës.