Tashmë merr formë zyrtare, aprovohet formati i ri i Kupës së Botës

100
Sigal

Pas diskutimeve të shumta, FIFA tashmë ka miratuar që Botërori të zhvillohet me 48 ekipe. Kjo gjë do të startojë që nga edicioni i ardhshëm që do të mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Kështu në Kupën e Botës nuk do të ketë më 64 ndeshje, por 104 në total.

Gjithçka është zyrtarizuar pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të FIFA-s që i dha fund Kupës së Botës ku merrnin pjesë vetëm 32 ekipe. Botërori tashmë do të përbëhet nga 12 grupe me nga 4 skuadra.

Në turnin tjetër do të kalojnë dy vendet e para të grupeve, si dhe tetë skuadrat më të mira që janë renditur në vendin e tretë. Me formatin e ri tashmë do të shtohet edhe një tjetër turn, ai i 1/16-ve, pas përfundimit të fazës së grupeve.