Talenti i Portos do të jetë afrimi i parë i Newcastel, ofrohen 80 milionë euro në tavolinën e portugezëve

155
Sigal

Sipas SportTV, Newcastle United në pronësi saudite do të përgatiste një ofertë prej 80 milionë euro për të blerë shërbimet e anësorit kolumbian të Porto, Luis Díaz në tregun e ardhshëm të transferimeve të dimrit.

Pronarët e rinj e kanë filluar revolucionin pasi javën e kaluar shkarkuan edhe trajnerin Steve Bruce.

Deri tani me shumë shance që të rimarrë drejtimin e ekipit dhe të nisë një erë të re për klubin i ka Fonseca.

Të gjitha lëvizjet e mundshme do të zhvillohen në merkaton e janarit ndërsa prioritet këtë sezon mbetet qëndrimi në Premier League