Ragnick: Nuk do të ishte veprim i zgjuar të merrja Milanin tani!

314
Sigal

Ralf Rangnick është rithyer të flasë për zërat që e lidhnin për një transferim te Milani. Strategu gjerman tashmë është i lirë dhe pa klub pas aventurës te Lipzig.

“Milani ka bërë shumë mirë që nga rifillimi i kampionatit, me nëntë fitore dhe tre barazime, ndaj nuk do të ishte një veprim i zgjuar nga ana ime të shkoja atje. Nuk ka rëndësi se nga cili këndvështrim shihet e gjitha kjo, nga e imja apo e klubit, thjesht nuk do të ishte e mençur.

Nëse do ta fusja veten në rolin e milanistëve, qofshin ata trajnerë, drejtorë sportivë, futbollistë apo tifozë, nuk do ta kuptoja vështirë të kuptohej përse Milani do të kishte dashur të ndryshonte gjithçka pas një periudhë të tillë pozitive”.