Synon titullin kampion në Formula 1, Verstapen: Jam në Abu Dabi për të fituar

232
Sigal

Max Verstappen është duke përjetuar sezonin e tij më fantastik prej momentit kur është bërë pjesë e botës së Formula 1 në vitin 2015.

Në garën e kësaj jave në Abu Dhabi, në pistën e Yas Marina, holandezi mund t’i japë fund dominimit të Lewis Hamilton, me britanikun që ka fituar shtatë tituj kampionë.

Së fundmi, 24-vjeçari ka theksuar se është i qetë për fundjavën, ndërsa thekson ai mund ta pretendonte titullin në Formula 1 që prej vitit 2015 kur debutoi, në rast se do të kishte një makinë të mirë.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si ka shkuar sezoni, edhe vitin e kaluar ishim mirë, por nuk patëm mundësinë të luftonim për titull. Duke marrë parasysh të gjitha situatat, mendoj se kemi performuar shumë mirë.

Unë mendoj se kam qëndruar i njëjti person, kemi më shumë eksperiencë tani. Por, unë mendoj se kam qenë gati për titull prej vitit 2015 kur erdha në Formula 1. Nëse do të kisha një makinë të mirë, do të isha për titull edhe atëherë, një makinë e mirë ta bën jetën shumë të thjeshtë”.

Penaliteti në garën e fundit? “Mesa duket rregullat nuk janë njësoj për të gjithë, mënyra si unë kam mbrojtur është bërë edhe nga të tjerët. Por, ata nuk janë penalizuar. Nuk e kuptoj, për mendimin tim unë thjesht garoj fort dhe nuk e meritoja ndëshkimin. Për garën e fundit ndjehem mirë, jam i relaksuar dhe jam në Abu Dhabi për të fituar”, u shpreh Verstappen.