Surpriza nga Italia, Ibrahimoviç i thotë “po” Milanit

400
Sigal

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet sërish te skuadra e Milanit. Futbollisti suedez i ka thënë “po” Maldinit e Boban teksa në orët e ardhshme do të mundohen të mbyllin tratativat, duke sistemuar detajet e fundit ekonomike me Mino Raiola. Mungon vetëm firma dhe më pas suedezi do të jetë në dispozicion të Pioli: në 30 dhjetor do të jetë në Milanello për rinisjen e stërvitjeve.

Dhurata e Krishtlindjes për Milan ka mbërritur me vetëm një ditë vonesë: Zlatan Ibrahimovic është sërish kuqezi. Suedezi është i bindur të pranojë propozimin e drejtuesve kuqezi dhe do të firmosë një kontratë prej 6 muajsh me rinovimin për 12 muaj të tjerë lidhur me golat e shënuar. Gjashtë muaj për të treguar, se në moshën 38 vjeç, është ende i aftë të bëjë diferencën në Serie A.

Tifozët e Milanit presin shumë prej tij, teksa shumë shpejt ai do të formalizojë akordin duke kryer edhe vizitat mjekësore. 3 milionë euro deri në qershor e pastaj 6 të tjerë në rast rikonfirmimi: këto janë shifrat e negociatave.