Superkupa e Italisë, Lacio thyen 3-1 Juventus dhe ngre trofeun në Riad

480
Sigal

Përfundon me triumf 2019-ta për Lacio, që në Riad (Arabia Saudite) ka tejkaluar Juventus 3-1 dhe ka fituar Superkupën italiane. Skuadra e Inzaghi zhbllokoi rezultatin në minutën e 16′-të me golin e Luis Alberto, por u barazua nga Paulo Dybala në minutën e 45′-të, përpara pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë është Lulic që i ka dhënë avantazhin bardhekaltërve duke shënuar në minutën e 73′-të dhe më pas Cataldi ka mbyllur llogaritë në minutën e 94′-ët.