Super-Harizaj nuk mjafton, Partizani thyen Apoloninë me golin e Asanit

190
Sigal

Partizani ka mposhtur me shumë vështirësi Apoloninë ditën e sotme, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila iu jep të kuqve vendin e parë me 57 pikë, nëse Vllaznia-Teuta mbyllet në barazim.

“Demat” iu falën golit të Jasir Asanit në minutën e 76’, i cili pas disa tentativave gjatë ndeshjes, ia doli më në fund të gjejë rrugën e rrjetës.

Partizani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, por përballë hasën një Romeo Hraizaj në superformë, i cili me ndërhyrjet e tij vendimtare, i mohoi golin të kuqve në disa raste. Vlen të theksohet edhe rasti i minutës së 52-të, kur Çinari pa t’i pritej gjuajtje nga Harizaj, ndërsa Bardhi në të njëjtin aksion u ndal nga shtylla.