SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” Sulejman Starova, analiza e tij “zbardh” rrugëtimin në 22 javë
Agron KAJA
Si e përshkruani javën e 22-të për rezultatet që u arritën?
Ka rivalitet mes skuadrave në të dy kahjet e renditjes. Java e 22-të tregoi se po vazhdon shumë lufta për zonën “Final 4”, pasi skuadrat e kanë siguruar katërshen. Duket mirë Egnatia me Dinamon, dhe Vllaznia që bëri lojë të mirë, ndërsa Partizani do kohë të konsolidohet.
Cila ishte ndeshja që përfundoi me rezultat të paparashikuar, apo surprizë?
Interesante është bërë pozita te skuadrat që do luftojnë për mbijetesë. Të gjitha ndeshjet ishin të parashikueshme, sepse skuadrat nuk kanë diferenca të mëdha mes tyre. Suprizë mund të thuhet Laçi, por ishin rezultate të mira.
Po “Derbi” Partizani-Dinamo City, u ngjit në pritshmëritë e një ndeshje të veçantë?
Unë pashë një ndeshje të mrrekullueshme në pjesën e parë. Partizani ishte kompakt dhe prodhoi ritëm. Në pjesën e dytë, goli i Dinamos e bëri emocionale situatën e Partizanit. Me ndryshimin që bëri në fundin e ndeshjes bëri diferencën, ndërsa do veçoja edhe tifozerinë, ishte pozitive.
Në javën e kaluar u shënuan 13 gola, është ky tregues që shpreh nivelin e ndeshjeve javë pas jave?
Kur shënohen gola, është gjë e mirë, sepse ato e risin adrenalinën te skuadrat. Në krahasim nga java në javë, nuk them se është e njëjta shifër me golat e shënuar, por kishte më shumë episode që e bënë diferencën.
Si dukuri e javës së 22-të, mund të themi se ishte fitorja e Egnatias në Shkodër, apo edhe ajo e Laçit në Elbasan?
E përmënda më sipër se dy fitoret në transfertë, e Egnatias në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e Laçit ndaj Elbasanit mbeten të veçanta, por jo jashtë pritshmërive. Sepse kur themi se nuk ka diferenca të dukshme mes skuadrave, të tilla rezultate priten.
Renditja e zonës “Final 4” u konsolidua edhe në këtë javë, do ndikojë kjo renditje tek ndeshjet në vazhdim?
Nuk parashikohet ndonjë suprizë te katër skuadrat e “Final 4”, sepse kanë bërë diferencën me skuadrat e tjera. Të gjitha kanë bërë ndryshime në sensin pozitiv, dhe kjo e bën edhe më interesante ecurinë e tyre deri në mbyllje.
Gjatë këtij muaji është duke u zhvilluar edhe merkato, sa janë veçuar të afruarit?
Ka tentativa në çdo skuadër për përforcime, por janari nuk afron shumë emra cilësorë. Rashica ikën nga Skënderbeu, dhe këtu themi se ikën një lojtar cilësor që korçarët duhet ta vlerësojnë
Java e 23-të nuk ofron një ndeshje “derbi”, ju si i parashikoni pesë takimet?
Të gjitha ndeshjet janë të veçanta dhe kanë rëndësinë e vet. Po ti shohim çiftet, them se do kemi ndeshje të bukura. Në letër, duket se Dinamo favorite me Skënderbeun dhe Egnatia ndaj Bylisit. Tirana-Elbasani ndeshje pa favorite, por çdo gjë mund të ndodhë.
Kur kemi kaluar mesin e fazës së tretë, parashikoni se do kemi ndryshime në kreun dhe fundin e saj?
Edhe mundet të ketë ndryshime te katërshja e parë. Ndërsa në vëndet e tjera ndryshimet janë më të mundshme, sidonmos për t’ju shmangur dy vëndeve për mbijetesë. Situata është shumë kurioze se çfarë do ndodhë nga java në javë.
Ermal Meta i Tiranës drejt Sampdorias
Merkato te Tirana është aktive në hyrje dhe në dalje, dhe e fundit është një lëvizje “Big”. Mesfushori Ermal Meta është drejt kalimit te skuadra e Sampdorias, që luan në Serie B të Italisë. Ekipi renditet në vendin e 16-të në Serinë B dhe kërkon që të paktën mos rrëzohet nga Serie B. Meta ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me bardheblutë, ku është aktivizuar në mesfushë, por edhe si qendërmbrojtës.

ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 23
Të premten, 31 janar 2025
Egnatia-Bylis 13:30
Teuta-Vllaznia 16:30
Tirana-Elbasani ?
Të shtunën, 1 shkurt 2025
Laçi-Partizani 13:30
Dinamo-Skënderb. 16:30
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 22 39
2.Partizani 22 38
3.Dinamo C 22 38
4.Vllaznia 22 37
5.Elbasani 22 28
6.Bylis 22 24
7.Laçi 22 23
8.Teuta 22 23
9.Tirana 22 21
10.Skënderbeu 22 19
Merkato me shumë lëvizje, kryesojnë Partizani, Dinamo e Tirana

MERKATOJA E JANARIT NË SUPERIORE
DINAMO
Afrime: Fjoart Jonuzi, Tomas Kiri; Largime: Mateo Muzek.
PARTIZANI
Afrime: Dmitri Padstrelau, Besar Guxhufi, Mateo Çipi, Blesing Eleke; Largime: Vangjel Zguro, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Tedi Cara, Kristian Mba, Rodrigo Piloto.
VLLAZNIA
Afrime: Serjan Repaj, Alfred Mensah; Largime: Arton Podrimcaku, Edlin Matouti.
TIRANA
Afrime: Emanuel Ernest, Erisildo Smaçi, Rafael De Freitas Silva, Luçiano Vera;
Largime: Arhan Isuf, Fjoart Jonuzi, Jordi Jaku, Silvio Vokrri, Hajrulla Tola.
EGNATIA
Afrime: Fernando Medeiros, Mario Dajsinani, Leo Melo, Eljon Sota, Saliu Guindo; Largime: Alesandro Ahmetaj, Frederik Veseli, Ilir Dobjani, Rezart Rama.
ELBASANI
Afrime: Sigitas Olberkis, Abas Ibrahim; Largime: Ardit Hila, Bruno Telushi, Bedri Greca, Rei Zaimi, Leo Melo.
TEUTA
Afrime: David Gjinollari, Mario Beshiraj; Largime: Ardit Peposhi, Ledio Beqja, Kristian Preknicaj.
SKËNDERBEU
Afrime: Paulo Estrela, Lukas Morais; Largime: Etien Tare, Erolind Krasniqi, Rei Pecani, Ermir Rashica.
LAÇI
Afrime: Alban Shabani; Ilir Dobjani; Largime: Mario Bajramaj, Moris Nusuev, Enriko Papa, Mario Dajsinani.
BYLIS
Afrime: Darko Ilieski, Alban Çejku; Largime: Felipe Soza, Amil Junanov, Patrik Treni, Gabriel Recife, Uendel Neri Da Konseisao.





















