Agim Canaj: Vlerësimi i të gjitha ndeshjeve si finale, objektivi ynë

62
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Nga Fieri në Pogradec, trajneri Agim Canaj “udhëton” në dy javët e Korabit

 

Agron KAJA

Agron Kaja

Pas ndeshjes të javës së 20-të ku Korabi humbi me Apoloninë në Fier me rezultatin 4-2, trajneri i dibranëve, Agim Canaj, i qëndron ende deklaratës të shprehur prej tij, në këndvështrimin e një trajneri profesionist. Për gazetën “Telegraf”, Canaj tregoi se organizimi i dobët i ndeshjes nga vëndasit, solli shpërqëndrimin te skuadra e tij. “Vazhdoj të qëndroj në të njëjtat mendime, sikundër edhe jam shprehur pas ndeshjes në Fier. Sepse duket sikur është bërë “traditë” vonesa në ndeshjet që luhen në Fier. Kjo nuk ndikoi mirë te skuadra, sepse pritja e gjatë për 60 minuta për ambulancën, e dëbësoi anën fizike të skuadrës. Të vonohet ambulanca në fillimin e ndeshjes, kjo nuk mund të mendohet pozitivisht”. Kështu e nisi dje bisedën trajneri i Korbait, Agim Canaj, i cili në analizën e skuadrës së tij mendon se i ka munguar fati, por edhe ka patur gabime individuale që edhe kanë sjellë rezultatet javë pas jave. “Ne bëmë edhe gabime individuale në humbjen në Fier, madje disa prej tyre ishin edhe skandaloze. Situata duket e agravuar jo për mirë, por do korrigjohemi me vonesë për gabime që i kemi para syvve. Nga ana tjetër, unë mendoj se Korabi ka luajtur ndeshje të mira, në disa prej tyre i ka munguar edhe fati. Në vazhdimësi jam i sigurtë se do kemi ndryshime pozitive, pasi kemi marrë lojtarë të rinj në sulm dhe në mesfushë. Por duhet të ndërhyjmë aty ku edhe çalojmë, pra në mbrojtje. Mbrojtësi i ardhur, Shani, më dha sinjale pozitive, ndaj mendoj se kemi fituar një lojtar. Por duhet të shikojmë edhe ndonjë tjetër”, Këtë fundjavë, Korabi luan në një transfertë të vështirë në Pogradec dhe trajneri Agim Canaj shprehet se është një transfertë e vështirë, por me një interpretim të mirë. Ai pret rezultat pozitiv në këtë sfidë. “Deri në fund të kampionatit, ne i mendojmë të gjitha ndeshjet si finale. Ky është vlerësimi edhe për sfidën e javës së 21-të në transfertë me Pogradecin. Do kemi përballë një skuadër të investuar që në startin e këtij kampionati dhe rezultatet e tij tregojnë se ka fituar edhe jashtë fushe. Unë mendoj se kjo është një ndeshje që duhet ta interpretojmë mirë dhe të marrim rezultat pozitiv”, kështu e mbylli dje bisedën trajneri i Korabit, Agim Canaj.

Mbrëmja Gala “Topi Artë 2024”, gazeta “Telegraf” “zbardh” kulmet

Në mbrëmjen Gala “Topi Artë 2024”, gazeta “Telegraf” u respektua nga FSHF-ja me pjesëmarrjen e plotë. Drejtori i gazetës, Ëngjëll Musai e “përforcoi” ekipin duke e vendosur këtë medie të shkruar edhe në tribunën e shtypit sportiv prioritar në tregun shqiptar. Por mbrëmja e ditës së hënë, kishte edhe situata mbreslënëse, për të mos thënë se e gjitha ishte e tillë. Gjithsesi, zhvillimi i mbrëmjes duhet parë edhe në treguesit më të veçantë të saj, të cilët tregojnë edhe evolimin që topkëmba shqiptare është duke bërë vit pas viti. Dhe duke e nisur këtë përmbledhje ashtu sikundër edhe e nisi Gala-ja, me të veçantën e parë që ishte maskota e Shqipërisë “Alban”. Diçka shumë e bukur, e domosdoshme jo vetëm për një kulturë e qytetari, por edhe në respekt të gjithë tifozerisë kuqezi, e cila këtë në këtë maskotë gjen edhe adrenalinën, që nuk i ka munguar. Njëherësh, kjo maskotë vlen edhe për Kombëtaren tonë që me gjithë ulje e ngritjet, është duke ecur me hapin e Europës. Shohim të veçantën e radhës, zbulimin e ri, Silvinjo edhe si këngëtar i vërtetë që së bashku me vajzën e tij që e ndezën skenën, duke e “barazuar” ndeshjen me Ana Oksën. Bekim Balaj mori tre trofe me vete: “Topi i Artë”, “Këpuca e Artë” dhe “Sulmuesi më i mirë”. Këto ishin kulmet e asaj mbrëmje, që me gjithë axhendën e saj do mbetet e veçanta e vitit 2025.

Merkato nga Superiorja, ka edhe skuadra pa afrime

Merkato e Kategorisë së Parë është në tre ditët e fundit të saj. Por veçohen Flamurtari, Besa dhe Pogradeci, skuadra që kanë marrë lojtarë nga Superiorja, si Bruno Telushi, Bedri Greca dhe Rei Zaimin, të cilët kanë qënë pjesë e Elbasanit. Skuadra të tjera si Apolonia, Burreli, Erzeni, Kastrioti, Korabi dhe Valbona nuk kanë afruar ende asnjë futbollist në merkaton e janarit 2025.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 21

Të dielën, 2 shkurt 2025

Burreli-Vora    13:30

Besa-Kukësi                13:30

Lushnja-Flamurtari      13:30

Kastrioti-Valbona       13:30

Pogradeci-Korabi        13:30

Erzeni-Apolonia          13:30

 

RENDITJA     

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Vora             20        48

2.Flamurtari     20        46

3.Besa             20        40

4.Burreli          20        31

5.Kastrioti       20        29

6.Lushnja        20        27

7.Pogradeci     20        27

8.Apolonia      20        26

9.Kukësi          20        20

10.Korabi        20        19

11.Valbona      20        12

12.Erzeni         20        7