Sulejman Mema: Po luhet një kampionat interesant dhe me rivalitet

34

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Sulejman Mema, ish-lojtari e trajneri bardheblu optimist për garën

Sigal

Agron Kaja

“Sipas rregullave të vendosura nga UEFA, Tirana duhet të zgjidhë çëshjen e merkatos, nëse do të marrë licencën për në Europë, e cila kërkon që të gjithë klubet të kenë shlyer detyrimet e tyre. Janë tre lojtarë që e kanë bllokuar Tiranën.”

Në mesjavë u luajtën ndeshjet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë,  kualifikime me shtesa e penallti, si i shikoni skuadrat gjysmëfinaliste?

Skuadrat që u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës, e kanë merituar. Si Egnatia, Kukësi, Tirana e Vllaznia, treguan se e synojnë këtë trofe, edhe pse në kampionat jo të gjitha kanë renditje të mirë. Do mendoja një finale “zonjash” Tirana-Vllaznia.

Me këto dy çifte gjysmëfinaliste, mendoni se do të ketë ndikime në rezultate ndërmjet Kampionatit e Kupës?

Nuk mendoj se do të kenë ndikim në kampionat, dhe shoh se të katër skuadrat gjysmëfinaliste janë më të mirat e kësaj kupe. Më vjen keq për Partizanin që nuk u kualifikua. Pres që skuadrat të jenë më të qarta në lojën e tyre në gjysmëfinale.

Java e 27-të që luhet këtë fundjavë e mbyll fazën e tretë, cili është përshkrimi juaj për 130 ndeshjet e luajtura deri tani?

Në ndeshjet e luajtura në 26 javë, kanë shprehur se ky kampionat po bëhet interesant, nga të gjitha skuadrat në të dy kahjet e renditjes. Deri në fund do të kërkoja nga skuadrat që të rregollojnë sado pak cilësinë dhe shpejtësinë e lojës.

Në pesë ndeshjet që luhen të dielën dhe të hënën, ju cilën e veçoni si kryendeshje, apo si më të rëndësishmen?

Të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm duke u nisur nga renditja në 27 javë. Është e natyrshme që si kryendeshje të vendosim Tirana-Egnatia, për vetë pozicionet e tyre në renditje, si edhe historinë e ndryshme që kanë në futbollin shqiptar.

Po nga çiftet e tjera të javës së 27-të, mundet të priten supriza?

Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Nuk ka tolerime dhe po luajnë me luftë sportive, çka po e bën interesant kampionatin. Pashë trajnerin Devolli të Kukësit që kërkon reagim, edhe pse është në pozicion shumë të vështirë.

Renditja në fundin e fazës së tretë të Superiores, mendoni se do të ketë ndryshime?

Shpresoj që të gjitha skuadrat që kërkojnë të ngjiten lart, të kenë ndryshime. Nuk kanë qënë shumë solide, ndaj e mendoj me lëvizje, Të tjerat i shikoj në pikpyetje. Besoj se trajnerët do aktivizojnë lojtarët me gjëndje më të mirë fizike.

Duke qënë se largimet e trajnerëve po bëhen “fenomen”, në fazën e katërt do kemi bankina të tjera të larguara?

Nuk e besoj këtë për fazën e katërt që të kemi të tjerë trajnerë të larguar. Tashmë kampionati është në atë fazë që i duhet dhënë më shumë besim trajnerit, me qëllim që skuadra të marrë më shumë vlera në lojën e saj. Ndryshe, do jetë e dëmshme.

Një “Final 4” të përafërt të Superiores pas ndeshjeve të javës së 27-të, cili mund të jetë sipas jush?

Do ta dëshiroja edhe Tiranën në këtë katërshe, edhe pse me një pikëpyetje. Gjithsesi, Dinamo City është në pozita të mira dhe mund të jetë edhe ajo afër “Final 4”, por lufta për këtë renditje do jetë e hapur deri në fundin e kampionatit.

 

ABISSNET SUPERIORE  

NDESHJET, JAVA 27
E dielë 10 mars 2024
Kukësi-Laçi                             14:00

Erzeni-Partizani                       14:00

Tirana-Egnatia                         17:00

E hënë, 11 mars 2024

Dinamo City-Teuta     17:00

Skënderbeu-Vllaznia   17:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     26        50

2.Vllaznia                    26        46

3.Partizani                   26        43

4.Skënderbeu  26        37

5.Dinamo City 26        36

6.Tirana                       26        35

7.Laçi                          26        30

8.Teuta                        26        28

9.Erzeni                       26        26

10.Kukësi                    26        19

 

Renditja e UEFA-s, klubet shqiptare si inferiorë

Dje, UEFA ka përditësuar renditjen e në renditjen e klubeve që marrin pjesë në kompeticionet e saj për sezonin 2023-2024. Natyrisht që në këtë renditje bëjnë pjesë edhe klubet shqiptare, për të cilët duhet thënë se janë shumë larg duke u renditur pas 200 klubeve, madje edhe Shkëndija e Tetovës i parakalon gjithë klubet shqiptare duke u renditur e 176-ta. Sa u përket klubeve shqiptare, ato ndodhen në  vënde inferiore. Partizani ka renditjen më të mirë në vendin e 214-të, ndërsa: Tirana renditet e 257-a, Teuta e 287-ta, Vllaznia e 317-ta dhe Kukësi në vendin e 368-të. Nga skuadrat e Kosovës, Drita renditet në vendin e 215-të, Gjilani në vendin e 340-të dhe Prishtina në vendin e 345-të. Kështu, në fund të sezonit, nga kjo renditje e UEFA-s do të përcaktohen shortet për tri Kupat e Europës.