Strakosha pritet me brohoritje në fushë

38
Sigal

Tifozët shqiptarë kanë pritur me kore dhe brohoritje hyrjen në fushë të Thomas Strakoshës për nxemjen para sfidës, ku si zakonisht janë portierët ata të cilët shkelin të parët në tapetin e gjelbër.

Gardiani i kuqezinjve është pozicionuar menjëherë në portën para mbështetësve të Shqipërisë, duke marrë prej tyre duartrokitje të shumta, teksa ka nisur nxemjen bashkë me dy portierët e tjerë, Berishën e Kastratin.